Pas një kohe që ishte larguar nga skena dhe jeta publike Cozman kishte befasuar të gjithë kur bëri publike lidhjen e dashurisë me vajzën seksi me emrin Fjolla.
E gjersa gjërat po shkonin për mrekulli u mësua se çifti i kanë dhënë fund lidhjes.
Kjo u zbulua në rrjete sociale ku nuk kanë asnjë foto bashkë dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Dyshimet u vërtetuan nga vet brunja seksi.
“Arsyeja e ndarjes janë dallimet e mëdha, pikëpamjet e ndryshme për jetën, asgjë personale”,- tregoi Fjolla për Iconstyle.al.
Ajo shtoi se nuk mendon ribashkimin me reperin e njohur.