E dashura e Putinit në listen e sanksioneve të Bashkimit Evropian

E dashura e Putinit në listen e sanksioneve të Bashkimit Evropian

Një ish-gjimnaste ruse, Alina Kabaeva, ka qenë e lidhur me presidentin rus Vladimir Putin prej kohësh.

Ajo tanimë i është shtuar paketës së gjashtë të sanksioneve që po shqyrtohet nga Bashkimi Evropian. Edhe pse jeta private e Putinit është ruajtur me shumë kujdes, po përflitet se ajo është e dashura e tij edhe pse presidenti rus e ka mohuar një gjë të tillë.

Disa burime për BBC-në në Bruksel kanë bërë të ditur se Kabaeva është në listën e sanksioneve të Komisionit Evropian, përcjellë Gazeta Enigma.

Kjo për shkak të rolit të saj si kryetare e Grupit Kombëtar të Medias të Rusisë, një perandori televizive dhe mediatike me zotërime në kanale dhe faqe interneti të ndryshme.

SHBA-të tashmë kanë vënë në shënjestër pasuritë e dy prej vajzave të Putinit, por nuk kanë vepruar akoma kundër Kabaevës.

Kurse 27 shtetet e BE-së janë të përfshirë në negociata të vështira për pjesët e tjera të paketës së sanksioneve, kryesisht për kohën e ndalimit të importeve të naftës ruse, propozimet që synojnë dhjetëra individë rusë janë më pak të diskutueshme.

Nëse ata kalojnë, të përfshirët do të përballen me ndalimin e hyrjes në BE si dhe ngrirjen e aseteve./ GazetaEnigma

Related Articles