“E dashuruar me dikë në shtëpinë e BBVIP”- Keisi zbulon “sekretin” e saj, si reagoi Lorenci?

“E dashuruar me dikë në shtëpinë e BBVIP”- Keisi zbulon “sekretin” e saj, si reagoi Lorenci?

Pak ditë më parë banorët në shtëpinë e “BBVIP” u bënë pjesë e lojës së sekreteve, teksa në mënyrë anonime shkruajtën disa prej të fshehtave të tyre më “të errta” dhe u përpoqën më pas të zbulonin cilit prej konkurentëve i përkisnin, por jo me shumë sukses.

Kjo edhe pse personazhet si Luizi u kujdesën që t’i bënin “lëmsh” të gjithë, me këngëtarin që tha se kishte 4 prej sekreteve, përfshirë edhe atë që donte t’i jepte fund jetës, por edhe atë më të “dukshmin” qëishte i dashuruar me dikë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, sigurisht me Kiarën. 

Gjithsesi, kjo lojë nuk u komentua dot në Prime-n e djeshëm, sikur nuk u komentua asnjë prej dinamikave të javës, ndërsa sot tema e sekreteve është rikthyer sërish në bisedat e banorëve, me Keisin që ka rrëfyer se e fshehta e saj ka qenë pikërisht që “ka qenë e dashuruar me dikë në shtëpinë e BBV”.

Në këtë diskutim ishte i përfshirë edhe Lorenci, i cili aludoi duke përmendur disa emra si Seldi (që ka qenë pjesë e reality-t disa vite më parë), por përmendi edhe emrin e Kristit, ndërsa në fund Keisi pranoi se personi me të cilin ka qenë e dashuruar ishte përballë saj. Përballë saj sigurisht qëndronte Lorenci. 

Por si reagoi këngëtari ndaj këtij sekreti? Fillimisht ju desh pak kohë ta kuptonte, më pas zbuloi që Keisin e kishte hequr nga Instagram-i pas ndarjes së tyre, ndërsa në fund i dhuroi një përqafim, që u duk si shenjë dashurie, ndoshta një përgjigje për ndjenjat e saj. 

Related Articles