E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari

E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari

Të premten, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm 17 herë një burrë, kinse ka kryer vepra penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dërguari është dërguar në mbajtje, derisa rasti është nën hetime

“I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles