Një aksident në trafik doli të jetë fatal për 62-vjeçarin nga Ferizaj. Ai u godit nga një veturë derisa po drejtonte biçikletën e tij dhe si pasojë e kësaj kishte marrë lëndime të rënda trupore. Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, mirëpo s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Viktima është Hysni Sahiti.
Për vdekjen e të ndjerit kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Nikadin në Ferizaj.
Lidhur me rastin, shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin nga pakujdesia, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.