Një aksident i rëndë në trafik, doli të jetë fatal për 22-vjeçarin në fshatin Panorc i Malishevës. I riu nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si rrjedhojë ndërroi jetë.
Sinjali mëson se viktima është Dhurim Bajrami.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe si pasojë i ndjeri që po drejtonte automjetin ka humbur kontrollin mbi timon dhe automjeti ka dalë jashtë rrugës e më pas ka përfunduar në humnerë.
Ai është transportuar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.