Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë ka rezultuar me fatalitet, ku për pasojë gjeti vdekjen e një personit pasi u godit nga vetura.
Viktima pas goditjes u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, por i njëjti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Sinjali mëson se viktima është Enver Govori, 63-vjeçar.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët.
I ndjeri do të varroset sot në orën 16:00 në Dragodan.
Ndërkohë, personi i dyshuar për aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.