Lojtarët e klubit Shkupi tentuan sot që të riktheheshin në stërvitje, por një gjë të tillë nuk arritën ta bënin, shkaku i mërzisë për bashkëlojtarin e tyre, Andrej Lazarovit, i cili vdiq bashkë me dhjetëra persona të tjerë nga zjarri që kaploi një diskotekë.
“Me një boshllëk të madh dhe dhimbje të pafund pas humbjes të Andrej Lazarovit, sot tentuam ti rikthehemi procesit stërvitor. Megjithatë, stërvitja e sotme u anulua me kërkesë të lojtarëve!”, thuhet në komunikatë e FC Shkupit.
“Stërvitjet dhe vazhdimi i sezonit do të jenë më të vështirat ndonjëherë për ne, por do të luajmë për të, me të dhe në nder të tij. Andrej do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë!”, është thënë tutje në njoftim.