Familja Pllana nga fshati Dolak i Vushtrrisë gjatë vitit 2022-2023 humbi dy familjarë të dashur të tyre.
Në nëntor të vitit 2022 u nda nga jeta djali i vetëm i Familjes Pllana, Malsor Pllana pas një aksidenti në Gojbulë të Vushtrrisë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta edhe babai i të ndjerit, Muharrem Pllana në moshën 39 vjeçare.
Siç njoftohet në njoftimet e familjarëve, ceremonia e varrimit e të ndjerit do të bëhet nesër më 25 Janar në orën 15.00 në varrezat e fshatit Dolak të Vushtrrisë.