E dhunoi partneri, 28-vjeçarja shqiptare gjen shpëtim falë “Google Translate”

E dhunoi partneri, 28-vjeçarja shqiptare gjen shpëtim falë “Google Translate”

“Google Translate” është bërë shpëtimi për një 28 vjeçare shqiptare që jeton në Kretë të Greqisë ka kërkuar ndihmë pasi është dhunuar fizikisht nga partneri i saj 44 vjeçar.

Ajo shkoi në një kafene pranë banesës, duke kërkuar ndihmë, shkruajnë mediat greke.

E reja, e cila nuk dinte greqisht, përmes shërbimit Google Translate ka kërkuar ndihmë. 44 vjeçari po e kërkonte dhe kontaktoi policinë pasi kishte frikë se mos arrestohej pasi ajo nuk ka dokumente.

Megjithatë, pasi shqiptarja bëri denoncimin, policia arrestoi 44-vjeçarin për dhunë në familje.

E reja ndodhet në vendin fqinj dokumentet e nevojshme, megjithatë si viktimë e dhunës në familje mbrohet me ligj dhe nuk do të nisë procedura e dëbimit.

Related Articles