Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar paraburgim për një të dyshuar për dhunim.
Njoftimi:
Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”
Ferizaj, 31 Tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.M.- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti, në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 14 vjeçe, me këtë kishte për të kryer veprën penale në vazhdim “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 77 të KPRK-së.
I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											