Spektakli në Serie A vazhdon edhe për një ditë tjetër me plot aksion për publikun.
E nisën Lazio dhe Atalanta me një barazim dramatik 2-2, dhe e vazhdoi Juventus-i me humbjen në fushën e Verona-s.
Sot, edhe katër skuadra të mëdha zbresin në fushë, dy për të vazhduar super formën, dhe dy për të ndjekur të parët.
E nis Inter-i i vendit të tretë.
Në një ndeshje të hershme, me fillim në orën 12:30, zikaltërit presin Udinese-n në “Guiseppe Meazza”.
Në letër, kjo ndeshje duket të jetë e lehtë për skuadrën e Inazghi-t, pasi Udinese ka pesë ndeshje pa fitore, me katër të fundit që kanë qenë barazime.
Skuadra nga Milan vjen pa mungesa në këtë ndeshje, dhe do tentojë që me një fitore t’i vë nën presion Napoli-n dhe Milan-in.
Më vonë, me fillim në orën 18:00, Napoli udhëton për t’u përballur me Salernitana-n.
Spalletti kërkon nga skuadra e tij që të vazhdojë ecurinë e jashtëzakonshme të fillim sezonit me një fitore ndaj vendit të 19-të.
Napoletanët deri tani kanë nëntë fitore dhe një barazim nga dhjetë ndeshje, aq sa ka edhe Milan-i.
Këta të fundit e mbyllin ditën me ndeshjen e rëndësishme përballë Romës, në “Olimpico”.
Mourinho kthehet të përballet me Milan-in pas një dekade, trajneri portugez humbi dy ndeshjet e para përballë kuqezinjve, por pastaj fitoi katër nga pesë të fundit, duke u ndalur njëherë në barazim.
Kuqezinjtë e Pioli-t do të kërkojnë ta thyejnë këtë ecuri, për të vazhduar ëndrrën e titullit.
Roma në anën tjetër, me top 4 të siguruar edhe për këtë javë, do të kërkojë që të bashkohet sadopak me kreun, me një fitore eventuale.
Ndeshjet tjera janë:
Fiorentina – Spezia, 15:00
Genoa – Venezia, 15:00
Sassuolo – Empoli, 15:00 /Gazeta Enigma/