Mbrëmja e së dielës ka qenë fatale për tre persona.
Kjo pasi një aksident i rëndë trafiku ndodhi në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel ku për pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Tre të vdekurti raportohet të jenë antarë të një falmilje, një e moshuar rreth të 70-tave, një burrë rreth të 50-tave dhe një grua 48 vjeçe, mëson Sinjali, transmeton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.
Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.
Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.
Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. /Gazeta Enigma