E dorëzuan para emergjencës përplot gjak, vdes shqiptari në Spanjë

E dorëzuan para emergjencës përplot gjak, vdes shqiptari në Spanjë

Një shqiptar rreth moshës 30 vjeçare është gjetur i vdekur këtë të diel në dyert e urgjencës së spitalit të qytetit të Girona në Spanjë me plagë me thikë në bark.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës. Një infermiere dhe një mjek ndihmuan për të nxjerrë nga makina shqiptarin. Më pas makina që e solli u largua shpejt.

Për 45 minuta mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë 30-vjeçarin shqiptar por nuk ia dolën.

Pronari i mjetit që la shqiptarin në derën e spitalit ishte një tjetër shtetas me origjinë shqiptare me banim midis rajonit Maresme dhe La Selva. Mëngjesin e kësaj të hëne, atij iu mor një deklaratë në stacionin e policisë Vista Alegre në Girona. Falë kësaj deklarate, agjentët kanë zbuluar se edhe viktima, ashtu si drejtuesi i mjetit, ishte me origjinë shqiptare dhe rreth 30 vjeç.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar se kush e vrau.

Related Articles