Një rast i dhunës në familje ishte raportuar në Polici, raporton Gazeta Enigma.
E dyshuara e kishte sulmuar nënën e saj, e kur erdhi Policia ajo e sulmoi edhe zyrtaren policore.
E njëjta, është liruar nga prokurori.
“Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. / Gazeta Enigma.