E frikshme: Një grua po parkonte veturën, plumbat i shkuan sipër makinës, kishte me vete edhe djalin e saj të vogël

E frikshme: Një grua po parkonte veturën, plumbat i shkuan sipër makinës, kishte me vete edhe djalin e saj të vogël

Para disa minutave në Bregun e Diellit më saktësisht në rrugën “Xheladin Hana” ka ndodhur një gjuajtje me armë raporton Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma mëson se dy grupe janë gjuajtur me armë ndërmjet vete, siç mëson Enigma janë shkrepur mbi 10 plumba.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet se ka të plagosur apo të vrarë.

Për Enigmën kanë treguar dëshimtarët në vendin e ngjarjes se një grua po e parkonte veturën në momentin e përleshjes me armë ku si pasoj plubat i shkuan sipër makinës, ajo kishte me vete edhe djalin e saj të vogël duke mbetur e tronditur.

Sipas informatave të mediumit tonë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një golf 6 – ngjyrë të bardhë.

 Po ashtu nga gjuatja janë rrezikuar banorët e kësaj lagje, pasi predhat e gjuajtjeve kanë goditur banesat, kanë bërë të ditur dëshimtarët për mediumin tonë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles