E fundit / Kryeministri italian, Mario Draghi jep dorëheqje

E fundit / Kryeministri italian, Mario Draghi jep dorëheqje

Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen pasi aleatët kryesorë të koalicionit bojkotuan një votëbesim.

Draghi i paraqiti dorëheqjen presidentit Sergio Mattarella gjatë një takimi në mëngjes në Pallatin Quirinale. Zyra e Mattarella-s tha se presidenti e kishte marrë parasysh dorëheqjen, shkruan ABC News.

Tashmë dorëheqja e tij është zyrtarizuar dhe sipas Reuters, Italia do të shkojë në zgjedhje të parakoshme në muajin tetor.

Related Articles