E fundit: Mbappe refuzon 45 milionë euro në vit nga PSG

E fundit: Mbappe refuzon 45 milionë euro në vit nga PSG

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe nuk mendon të vazhdojë në “Parkun e Princave”.


Real Madrid ka bërë tre oferta zyrtare drejtë PSG-së për Mbappe, mirëpo klubi francez nuk i ka kthyer përgjigje asnjërës prej tyre, përcjellë lajmi.net.

PSG mendon ta mbajë Mbappen dhe këtë e kanë bërë të qartë me ofertën e fundit.

Sipas Le Parisien, PSG ka ofruar 45 milionë euro për Mbappe që të rinovojë kontratën deri më 2024.

Sidoqoftë, përgjigja e Mbappes ka qenë negative, njësoi si të gjitha ofertat e fundit që janë bërë në muajt e fundit.

Related Articles