E FUNDIT: Merret vendimi përfundimtar për ndryshimin e orës

E FUNDIT: Merret vendimi përfundimtar për ndryshimin e orës

Jemi në muajin tetor dhe të gjthë pyesim nëse do t ndryshojë ora këtë vit. Ora do të ndryshojë sërish edhe pse ishte thënë se nga ky vit nuk do të kishte më orë verore e dimërore, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë pas. Zakonisht në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 31 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa, kështu të gjithë do të kenë mundësinë të flenë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase./Gazeta Enigma/

Related Articles