Gjendet i vdekur një person në koridorin e një ndërtese në Graqanicë

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në korridorin e një ndërtese, raporton Gazeta Enigma.

Ngjarja ka ndodhur në Graqanicë rreth orës 12:10.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles