E fundit nga Italia: Ndeshja Inter – Milan mund të shtyhet për një kohë

E fundit nga Italia: Ndeshja Inter – Milan mund të shtyhet për një kohë

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Interit dhe Milanit mund të shtyhet për një kohë.

Shkak për këtë, gjithnjë sipas raportimeve italiane, është numri i tifozëve zikaltër.

Këta të fundit kanë bllokuar rrugën ku kaloi autobusi, ndërsa kanë krijuar atmosferë të zjarrtë, të bindur se do të ecin tutje.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por që gjasat janë që fillimi të shtyhet për të paktën 20 minuta.

Autobusi i Milanit ka arritur në kohë, ndërsa thuhet që ai i “neroaxurëve” jo.

Related Articles