E FUNDIT: Tre mitrovicas arrestohet në Morinë, kishin drogë në makinë

E FUNDIT: Tre mitrovicas arrestohet në Morinë, kishin drogë në makinë

Tre persona nga Mitrovica janë arrestuar në pikë kalimin kufitar të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të veturës, policia e Shqipërisë gjeti kanabis.

Policia sekuestroi drogën, automjetin dhe katër telefona.

“Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë./TCH

Related Articles