Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.
Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.
“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur”, tha ai.
