“E gjuajti me disa plumba sa ishte në veturë”, detaje të reja nga vrasja në Podujevë

“E gjuajti me disa plumba sa ishte në veturë”, detaje të reja nga vrasja në Podujevë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, njësitë policore, menjëherë pas marrjes së informacionit për të shtëna në këtë zonë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas burimeve të Insajderit, i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli. Mësohet se viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, në të cilën ndodhej bashkë me autorin në momentin e ngjarjes.

Related Articles