Është arrestuar një shtetas italian në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij, shtetase e Gjermanisë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 30 minuta në lagjen Dardania në Fushë Kosovë.
Mësohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.