Në Gotovushë të Shtërpcës, të premten u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviq 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviq, 21 vjeçar.
Ai i cili dyshohet se kreu këtë akt është A.K nga Gabrica e Kaçanikut, i cili edhe u arrestua pak ore pas ngjarjes.
Cvetko Petroviq i cili ka qenë dëshmitar i rastit, tregon sesi ka ka ndodhut e gjithë ngjarja.
Personi që dërgoi viktimat në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Shtërpcë ishte Milan Kudimiq.
Ai shprehet se nuk di motivet e këtij akti, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët shqiptar.
Në anën tjetër, familjaret e të dyshuarit refuzuan të flasin për rastin.
Megjithatë, prapa kamerës një nga ta thotë se akti u krye si vetëmbrotje.
Ngjashëm shprehet edhe avokati i të dyshuarit për plagosjen, Naim Ferati. I dyshuari për plagosjen është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj se ka qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.