E humbi unazën e martesës në fushë, reagimi epik i Klopp kur e gjeti

E humbi unazën e martesës në fushë, reagimi epik i Klopp kur e gjeti

Liverpooli mbrëmë arriti një sukses veçanërisht të vlefshëm në shtëpi ndaj Newcastle (4-2).

Kjo sigurisht që e ka kënaqur Jurgen Klopp, i cili është ende i uritur për tituj – që për pak sa nuk përjetoi një fatkeqësi në fund të takimit.

Derisa Klopp hyri në fushën e “Anfield” pas ndeshjes për të festuar fitoren e ekipit të tij, menaxheri i Liverpool përfundoi duke humbur unazën e tij të martesës në fushë.

Pas një momenti, duke kërkuar unazën para kamerave, me ndihmën e një agjenti sigurie, Klopp arriti të gjejë unazën e martesës.

“E humba një herë në jetë dhe kisha nevojë për një zhytës profesionist, sepse e humba në det. Herë pas here, kur humbas një apo dy kilogramë, nuk më rri aq mire në gisht. Kamera, nuk e di cila. Ai (kamermani) më mërziti shumë këtë sezon, por tani ai e ka justifikuar veten, unaza ishte vërtet e rëndësishme për mua”,- tha Klopp më pas për “Skysports”.

Related Articles