Mediumet serbe po merren vazhdimisht me Granit Xhakën dhe ndeshjen e tij të madhe ndaj Serbisë. Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes, ndërsa shkëlqeu edhe Xherdan Shaqiri që shënoi gol dhe nisi dy aksionet në golat tjerë.
“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.
“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.
“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.
Xhaka e Shaqiri janë sharë e janë provokuar nga tifozët serbë, por edhe lojtarët e selektori.
Dhe përgjigjen e dhanë në fushë, me fitore dhe me ndeshje të madhe.