Një rast i rëndë dhunimi, është raportuar mbrëmë në Polici nga babai i viktimës e cila është e mitur, vetëm 14-vjeçare, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërkohë lidhur me këtë rast është arrestuar një 58-vjeçar, i cili dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.
Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, sipas SinjaliT, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.
58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ku kanë njoftuar se prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”.
Viktima e rastit ka folur për ngjarjen tek gazetari Vullnet Krasniqi, ajo ka zbuluar se të dyshuarin e ka fqinj, dhe se i njëjti ka thënë se nuk e ka “joshur” vetëm atë, por edhe shoqe te saja.
Në rrëfimin e saj, e mitura tregon se si ka ndodhur rasti, dhe si ka arritur Policia ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin.