“E kapi me dhunë, unë e mbrojtja!” Edi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit

“E kapi me dhunë, unë e mbrojtja!” Edi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit


Alvisa dhe Hyseni janë dy personazhet më të komentuara në rrjet pas “Për’puthen Prime”.  

Një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi Arianin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike e shantazhet një pjesë e madhe i dolën krah ditëve në vijim përmes rrjeteve sociale.

Një prej të cilëve ka qenë Edi.  Përmes një videoje ai ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë. Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë.

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thash femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe me tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi./Gazeta Enigma/

Related Articles