Anglia me katër mungesa për ndeshjet kualifikuese të nëntorit

Anglia me katër mungesa për ndeshjet kualifikuese të nëntorit

Anglia do të ketë mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj Shqipërisë më 12 nëntor pasi trajneri Gareth Southgate mund të mos e ketë në dispozicion mbrojtësin anësor Luke Shaw, si dhe disa lojtarë tjerë.

Përveç tij, informatat e fundit nga kombëtarja anglezese saktësojnë se edhe Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mous do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë të muajit nëntor.

Për Luka Show është njoftuar paraprakisht pasi Manchester United ka dalë me një komunikatë ku ka bërë me dije se Shaw ka marrë një goditje në derbin e Manchesterit të shtunën dhe mund të humbas dy sfidat e radhës me përfaqësuesen angleze, pikërisht takimin ndaj kuqezinjve dhe duelin ndaj San Marinos, sfida në të cilat “tre luanët” do të kenë mundësi të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.

Ndërsa mungesat tjera janë konfirmuar në orët e pasdites nga burime brenda bankinës së kombëtares angleze dhe janë publikuar në media.

Related Articles