E kemi obligim kombëtar të marrim vendime të guximshme, ndonëse jopopullore

E kemi obligim kombëtar të marrim vendime të guximshme, ndonëse jopopullore

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media para mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie.

Çitaku para mediave tha se kjo parti do të dal me vendime në këtë mbledhje, duke e përshkruar këtë si obligim kombëtarë.

Çitaku ka paralajmëruar vendime “jopopullore”, për tu përgjigjur ndaj situatës në të cilën po kalon Kosova.

“E vërteta e dhimbshme është që Kosova po kalon ditët më të vështira që nga viti 1999. Asnjëherë më parë në këto tri dekada Kosova nuk ka qenë më e vetmuar, më e izoluar, më e përjashtuar”.

“Ne nuk guxojmë që të sillemi me indiferencë karshi një situatë të tillë ne nuk guxojmë të stimulojmë normalitet në një gjendje kaq të rëndë. E kemi jo obligim partiak, e kemi obligim kombëtar që sot të marrim vendime të guximshme, të drejta, ndonëse mund të jenë jo popullore por më e rëndësishmja është qe të marrim vendime të cilat shpresojmë që do ta ruajnë trajektoren euroatlantike të Republikës së Kosovës”.

“Ne jemi të vetëdijesh që nuk i kemi numrat si opozitë për të votuar mocionin suksesshme të mos besimit, mirëpo ka mënyra edhe të tjetra, mund të bëhet shpërndarja e Kuvendit e të tjera, për detajet do t’i komunikoj kryetari pas mbledhjes” – ka thënë Çitaku

Related Articles