Pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin, gruaja ka keqtrajtuar fëmijën e saj në prezencën e Policisë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se fëmija ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rasti ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 11:40
“Është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj i është vërsulur fëmijës së saj në prezencën e zyrtarëve policor. Fëmija ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.