Blerim Avdiu është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi ministrin në detyrë, Faton Peci.
Avdiu u akuzua se ka kanosur ministrin në detyrë, Faton Peci.
Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka pranuar fajësinë dhe i ka kërkuar falje ministrit Peci.
Ndërsa i dëmtuari, Peci, tha se pranimi i fajësisë nuk është alternativë dhe se deklarimin e të akuzuarit, se ka qenë i dehur, nuk e beson.