Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë e Gjilanit ka ndaluar të pandehurin D.K. dhe ndaj tij ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K. në cilësinë e drejtorit në një shkollë, gjatë dy muajve të fundit, shtator dhe tetor, ka kërcënuar të dëmtuaren, mësimdhënëse në atë shkollë, se si të votojë dhe e ka detyruar në përcaktimin në votim për subjektin politik ‘’Lista Serbe’’.
Në të kundërtën, viktima u kërcënua se do të përballet me pasoja, si procedura disiplinore, largim nga puna si dhe pasoja tjera socialo-ekonomike, në lidhje me zgjedhjet komunale në Komunën e Kllokotit.
I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											