Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘kanosja’.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, giyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri , ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra , duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me c’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat.
Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë , duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia .
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji.
Me këtë rast palët njoftohen se an kesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyne ekzekutimin e tij. Gazeta “Enigma”.