Në fshatin Keqekollë të Prishtinës një punëtorit të një kompanie taksish i janë vjedhur nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona mobilë.
Sipas tij, ai është kërëcnuar nga tre persona që i kanë hipur në veturë dhe pasi kanë vjedhur paratë janë larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.