Harry Kane e ka ndarë mendjen se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën në të ardhmen, pasi e kërkoi largimin nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni.
Sulmuesi i Anglisë Kane i njoftoi Tottenhamin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, në kërkim të trofeve ekipor që i kanë munguar me klubin londinez, raporton Gazeta Express.
Ndër klubet më të interesuara për të janë Manchester City, Manchester United dhe Chelsea, raporton Express.
Por sipas mediave në Angli, Kane e parapëlqen më shumë skuadrën e Pep Guardiolës sesa Unitedin apo Chelsean.
The Times raporton se Kane është adhurues i Guardiolës dhe dëshira e tij është të luajë nën urdhrat e spanjollit në City.
Për më tepër dhe duke qenë se synimi i Kane është fitimi i trofeve, City është klubi më ideal që ai t’i arrijë synimet e tij në të ardhmen.
City është në treg për një sulmues, pasi Sergio Aguero do të largohet nga Etihadi këtë verë.