E kishte kaluar vet një situatë të tillë, Eriksen këshillon kapitenin e Lutonit që pësoi sulm në zemër

E kishte kaluar vet një situatë të tillë, Eriksen këshillon kapitenin e Lutonit që pësoi sulm në zemër

Tom Lockyer ka pësuar një sulm gjatë ndeshjes mes Bournemouth dhe Luton të shtunën pasdite në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Kapiteni i skuadrës londineze për fat të mirë i shpëtoi më të keqes kur në minutën e 59-të u rrëzua në tok, por ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësorë bëri që ai të shpëtonte.

Për Lockyer kjo ishte hera e dytë që shfaqeshin problemet në zemër e tashmë karriera e tij është më në dyshim se kurrë.

Së fundmi, Lockyer merr një këshillë nga Christian Eriksen me mesfushorin e Manchester United që e kaloi vetë një situatë të tillë, kur pësoi atak kardiak në Euro 2020 në ndeshjen ndaj Finlandës.

Eriksen e ftoi kapitenin e Luton të reflektojë dhe të marrë kohë, si dhe të dëgjojë mjekët në lidhje me të ardhmen e karrierës.

“Së pari uroj të jetë mirë, e pashë dhe lexova për atë që i ndodhi Lockyer. Shpresoj të jetë mirë, të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar dhe të shijojë kohën me familjen që e ka aty në çdo rast për ta mbështetur”.

“E këshilloj vetëm që të marrë vendimin më të mirë për veten e tij, të respektojë atë që do t’i këshillojnë doktorët”.

“E di që ka raste kur asgjë nuk mund të ndalojë të luash dhe të ndjekësh ëndrrën, por varet shumë nga ndjesitë dhe doktorët”.

“Duhet të marrë një vendim së bashku me familjen, por e rëndësishme në këtë moment është të fitojë kohë dhe të mendojë vetëm për rikuperimin”, deklaroi Eriksen. 

Related Articles