Ashtu siç edhe e kishte deklaruar, Luiz Ejlli, i cili u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, menjëherë me të zbardhur dita ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij Shkodrës, për të takuar të familjarët e tij si dhe të vizitojë varrin e të atit, të cilit ia dedikojë këtë triumf.
Nga video shikohet Luizi i cili zbret nga një makinë për të takuar shokët dhe dashamirësit e tij, të cilët e mbështetën jashtëzakonisht shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Luizi tha se sapo të dalë do takoi Kiarën, më pas do takoi dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.
“Kam për të takuar nja dy gra tek lagjia, një që është tek marketi dhe pastruesen e shkallëve. Të dyja më kanë thënë që po hyre ti atje, do e fitosh. Isha duke i ngacmuar gjithë kohës, duke qeshur me lot ato dy gra. Ato të dyja dua t’i takoj”, kishte thënë Luizi.
Më pastaj kishte thënë se do ta marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit.