Opinionisti Avni Arifi në një deklaratë për media ka bërë të ditur se do t’i bashkohet listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ky është emisioni i fundit si opinionist, do t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në garën e 7 qershorit.” ka thënë Arifi në “Rubikon”.
Arifi poashtu tha se hera e fundit që ishte pjesë e garës për deputet ishte në vitin 2010, ndërsa tani kërkon votën e qytetarëve që të jetë deputet në zgjedhjet e parakohshme.
