E konfirmon Haradinaj: Kunati i Albulena Haxhiut pjesë e listës së AAK-së

E konfirmon Haradinaj: Kunati i Albulena Haxhiut pjesë e listës së AAK-së

Pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë edhe Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Këtë e ka konfirmuar Daut Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi Haradinaj.

Related Articles