Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ferizajt.
Kjo erdhi pas humbjes së djeshme nga Vjosa, me skuadrën që kishte një start larg pritshmërive në krye me trajnerin Munishi.
Lajmin e ka konfirmuar tani edhe trajneri përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
“Falemderoj Presidentin Lulzim Abazi .Falemderit stafi i klubit FC Ferizaj. Falemderit tifozet Ujqit. Falemderit futbillstë te nderuar . Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj, prandaj ofrova dorheqjen e parekueshme .Shume suksese ne vazhdim.”, ka shkruar Munishi.