E konfirmon Policia: Një person i lënduar te “Via Ferrata” në Pejë

E konfirmon Policia: Një person i lënduar te “Via Ferrata” në Pejë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar sot se gjatë ditës kanë paranuar infomracione për një aksident në njërën nga “Via Ferrata-ve” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, zëdhënësi i Pejës Fadil Gashi tha se kanë pranuar informacione për një aksident në vendin e quajtur “Via-Ferrata” dhe se personi i aksidentuar ka pësuar lëndime trupore.

Tutje tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë.

“Para 30 minutave, Policia ështe njoftuar se në vendin e quajtur “Via – Ferrata” në Pejë në kilometrin e tretë, një persona gjatë lëvizjes ka pësuar lëndime dhe ka mbetur aty, në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë”, tha Gashi.

Ndryshe në Pejë gjinden 4 via ferrata të cilat kanë nivele të ndryshme të vështirësisë. Gjatësia e tyre fillon nga 450m deri në 1km, ndërsa lartësit arrijnë deri në 300m.

Related Articles