E konfirmuar: Prokuroria ngrit aktakuzë kundër policit Harris Kelmendi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Harris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi ngarkohet edhe me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, raporton Gazeta “Enigma”.

Aktakuza ndaj tyre erdhi pas pamjeve të publikuara në media ku Harris Kelmendi godet me shuplakë një të djalë të ri në moshë, brenda stacionit policor. Ndërsa, rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

Lajmin për aktakuzë për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 02.04.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet H.K., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të KPRK-së dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga 386 të KPRK-së, si dhe ndaj personit me inicialet A.H., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ulaj.

Harris Kelmendi u arrestua për herë të dytë ndërsa IPK-ja kishte marrë vendim edhe për suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policor, një rreshteri dhe një polici tjetër./Gazeta Enigma

Related Articles