Pas tensioneve në veri të vendit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku nga një grup i terroristëve serbë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar se së shpejti Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel.
Ai tha se ftesa për takim të nivelit të lartë kur është e nevojshme është pjesë e dialogut.
”Përfundimisht po”. ”Është pjesë e dialogut që ai i fton ata në Bruksel për takime të nivelit të lartë kur është e nevojshme”, tha ai në një diskutim me gazetarë.
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë.