Policia e Kosovës ka arrestuar një person një Podujevë për mashtrim se do të rregullonte vizë.
Rasti ka ndodhur në shkurt të 2022.
“Podujevë 14.02.2022 – 19:00. Është arrestuar më 15.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë 3000 euro para për t’i rregulluar një vizë pune”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.