Dyshohet se e vari vetën personi nga Kamenica, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Dyshohet se e vari vetën personi nga Kamenica, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e martë në Kamenicë, raporton Gazeta Enigma.

Burimet e Gazetës Enigma bëjnë të ditur se viktima e kishte mbytur vetën në një mal të një fshati të Kamenicës.

“Policia po dyshojnë për shkak se kur është gjetur në mal nga djali i tij, ai i kishte duart e lidhura, por, para se ta kryente aktin ai e kishte thirrë familjen dhe i kishte thënë të mos bëhen merak sepse nuk do të kthehet i gjallë. Ai mandej iu kishte treguar edhe vendin se ku e kishte varur vetën”, thanë burimet e gazetës.

Gjithashtu, burimet theksojnë se personi ishte i moshës 52-53 vjet.

Ndërsa, Policia e Kosovës raporton se viktima është mashkull kosovar.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, njofton Policia.

Related Articles