E menduan të vdekur, familja befasohet kur e shohin djalin në një foto pas dy vitesh në Ukrainë

E menduan të vdekur, familja befasohet kur e shohin djalin në një foto pas dy vitesh në Ukrainë


Një mrekulli ndodhi me një familje ukrainase, e e cila u largua nga Ukraina kur Rusia e pushtoi atë në shkurt të vitit 2022. Ata u befasuan kur e panë në një foto djali 25-vjeçar për të cilin ata mendonin se kishte vdekur, është gjallë dhe është mirë, transmeton Gazeta Enigma.

Valeriia dhe Roman Biletskiy, të cilët tash jetojnë Uashington me shtatë fëmijët e tyre të tjerë, thanë se panë djalin e tyre Roman Jr në një foto të burrave që sapo ishin liruar nga një burg rus. Prindërit zbuluan në disa media lokale se atyre u ishte thënë më 30 dhjetor se djali i tyre ishte liruar nga një burg rus.

“Dy vitet e gjysmë të fundit kanë qenë të vështira për ne. Ne ishim të shqetësuar për djalin tonë gjatë gjithë kohës”, tha Valeria Biletskiy për KING 5 përmes një përkthyesi. “Ne ishim të shqetësuar se ku ishte dhe nëse ishte shumë larg, nëse po e torturonin. Po sikur ta vrisnin?”.

Roman Jr’s parents, Valeriia Biletskiy and Roman Biletskiy Sr, have been praying for their son’s safe return ever since they got confirmation he ëas in a Russian prison in February 2023

Prindërit e Roman Jr fillimisht panë një foto të djalit të tyre në një autobus përpara se të merrnin një telefonatë nga ai. Sipas babait të tij, fjalët e tij të para ishin: “Mami, mos qaj. Mami, unë jam në shtëpi. Ne jemi shumë të lumtur”, shkruan Associated press.

Lirimi i Roman Jr duket se është pjesë e një shkëmbimi të fundit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, në të cilin u liruan 189 ukrainas. Kjo përfshinte personelin ushtarak, rojet kufitare, rojet kombëtare dhe dy civilë.




Related Articles