Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në si pjesë e Qeverisë Haradinaj 3.
“Unë punoj për qeverinë e opozitës, jam mandatar, dhe nëse do ta kem nderin që ta marr besimin, pasi një pjesë të besimit e kërkoj nga qytetarët, e një pjesë nga deputetët e zgjedhur, në këtë rast nga opozita, por nuk e pengoj nëse nuk bëhem kryetar qeverie, pra nuk e pengoj krijimin e qeverisë nga opozita. Nëse unë e marr mandatin për të krijuar qeverinë, dhe nëse Zoti Kurti, ose VV-ja, duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj, i mirëpres”, tha Haradinaj në “Rubikon”.
Ai shtoi se nuk është mirë të mbyllen dyert për askënd për krijimin e institucioneve. Ndër të tjera, ai tha se nuk e voton një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.
